Nëse shihni rrugëve të Cyrihut të Zvicrës një instruktore duke i mësuar nxënësit se si të vozisin dhe duke shijuar ndonjë ëmbëlsire, apo kifle të përgatitur nga dora e saj, atëherë dijeni se kjo është Hava Mustafa-Muhamedi.
Hava Mustafa-Muhamedi është një grua e shkëlqyer, ambicioze, punëtore, e dijshme dhe mbi të gjitha një bashkëshorte e nënë e jashtëzakonshme e tre djemve.
Ajo, njihet si person i hapur e i shoqërueshëm, pa komplekse, komunikatave, me sens unik humori, e gjithashtu tejet zemërgjerë. Hava, e cila është me origjinë nga Shkupi, ka mbaruar shkollon e mesme për tregti në Zvicër ku jeton dhe vepron. Nëna e saj e thërriste “Shpata”, pasi sipas saj, Haves nuk mund t’i dalë asgjë përpara.
Hava nga shumë njerëz njihet për recetat e gatimet e mrekullueshme që prezantohen në faqen receta_hva, por përtej kësaj ajo ka pasion edhe vozitjen.
Patentën e ka prej vitesh dhe ka asistuar tek motrat për t’iu mësuar ngasjen e veturës, për çka familja e ka sugjeruar që ajo ta shfrytëzoj pasionin për vozitje, për tu shkolluar për instruktore. Deri tani i ka mbajtur të gjitha provimet teorike me sukses dhe tani është instruktore praktikante në Autoshkollën më të madhe në Zvicër https://fahrschulebig.ch/ me qendër në Cyrih, e me përfaqësi në të gjitha Kantonet e Zvicrës.
Hava për revistën “Kosovarja” tregon se pasi që bashkëshorti i saj ka arsim të lartë dhe një punë mjaftë fleksibile, i mundëson asaj përkrahje të madhe dhe kështu mund tu përkushtohet aktiviteteve të tjera.