Këto foto mahnitëse sigurisht do të mbahen mend gjatë pas tragjedisë së tmerrshme që goditi Turqinë dhe Sirinë. Mediat turke kanë publikuar fotografitë nga reagimi i Serap Dönmez, djalit të një nëne që u shpëtua sot nga rrënojat në qytetin Hatay.
Ai e ka ndjekur me lot në sy punën e ekipeve të shpëtimit, të cilët ia dolën ta nxirrnin nënën e tij të gjallë nga rrënojat pas 176 orëve. Numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në më shumë se 35,000 veta dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po mbyllin gradualisht punën e tyre. Zyrtarët lokalë dhe mjekët kanë bërë të ditur se 31,643 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe 3,581 në Siri.
Postimi i plotë në twitter:
176 saat sonra sağ çıkarıldı…
Hatay’da enkazdan kurtarılan Serap Dönmez’in oğlu olduğu düşünülen kişi, çalışmaları gözyaşlarıyla izledi.https://t.co/TIfiwy9dqi pic.twitter.com/EXjLzulPgC
— TRT HABER (@trthaber) February 13, 2023