Ka ndërruar jetë i riu nga Arllati i cili u aksidentua ditën e djeshme. Në aksidentin që humbi jetën 19 vjeçari nga Arllati, vetura që kishte goditur, kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet ende nëse Policia e Kosovës ka identifikuar veturën që shkaktoi aksidentin. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjetin social Facebook.
“Me pikëllim të thellë e zemër te thyer ju njofrojmë se pas një aksidenit të ndodhur mbrmë dhe plagëve të marra më i dashuri jonë Edi- Eduart Raif Bujupi sot në mëngjes ndrroj jetë!
Vorrimi i të ndjerit bëhet nesër me 16.02.2023 ne ora 14:00, në vorrezat e fshatit Arllat. Me Pikëllim, Familja Bujupi”, kanë njoftuar familjaret permes nje postimi ne rrjetin social facebook.
Njoftimi i plotë: