Një mrekulli e madhe në rajonet e tërmeteve: Ayça u shpëtua e gjallë në orën 185 të tërmetit!
Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, lajmet e mrekullueshme nga rajoni vazhdojnë të vijnë njëri pas tjetrit. 10-vjeçarja Ayça Çebni, e cila mbeti në rrënojat e pallatit të shkatërruar në Kahramanmaraş, u shpëtua 185 orë pas tërmetit.
Në orën 183 të tërmetit me epiqendër në Kahramanmaraş, një tjetër person nën rrënoja u shpëtua në Hatay. Nga ana tjetër, një tjetër mrekulli e madhe ndodhi në orën 182 të tërmetit. Një fëmijë i quajtur Kaan u nxor i gjallë në Hatay. Në Adiyaman, baba e bir u shpëtuan të gjallë nga rrënojat. Kështu janë kapur nga kamerat operacionet e shpëtimit./tetova.com