Ahmet Kara, një aktor 38-vjeçar, u kap nga tërmeti në shtëpinë e tij në Kahramanmaraş, Aktori, i cili jetonte në katin e 5-të të një pallati në lagjen 12 Şubat, është rrëzuar në rrugë me krevatin e tij, pasi muri i shtëpisë së tij u shemb gjatë tërmetit.
Mbi aktorin u rrëzua një pjesë e godinës, ai humbi jetën si pasojë e humbjes së gjakut pas prerjes së këmbëve nga betoni. Aktori turk 38-vjeçar Ahmet Kara u rrëzua përtokë kur muri i shtëpisë së tij në katin e pestë u shemb pas tërmeteve shkatërruese 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş. Aktori, ndërtesa e të cilit u shemb mbi të, vdiq për shkak të humbjes së gjakut.
Sipas autoriteteve turke tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş ndodhi më 6 shkurt në orën 04:17. Të njëjtën ditë, në orën 13.24, në Elbistan ka ndodhur një tërmet i dytë me magnitudë 7.6 ballë. Ndërkohë që nga njëra anë u kryen kërkim-shpëtime, nga ana tjetër, numri i personave që humbën jetën ka kaluar mbi 35 mijë.
Kujtojmë që aktori Ahmet Kara luajti së fundmi në filmin “Princi mbi kalë të bardhë”. Filmi, xhirimet dhe montimi i të cilit kanë përfunduar, por pritet të publikohen në ditët në vijim.
Video bonus: