2.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Gjetëm babë e bir të përqafuar, vullnetarët shqiptarë rrëfejnë tragjedinë në Malatia

“Ishte një traumë një shkatërrim i madh”. Kështu e nis rrëfimin për Euronews Albania, Nebi Muçaj, drejtor i qendrës vullnetare të Emergjencave Civile pas kthimit nga Malatia, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë jugore.

Për 7 ditë së bashku me Shkëlzenin, Bujarin dhe të tjerë anëtarë të qendrës vullnetare të Emergjencave Civile shqiptare, ata kërkuan nën rrënoja. Ishin në kërkim të jetës, por fati deshi të gjenin vetëm viktima. e këto momente i kanë ende në mendje.

“Gjetëm vetëm viktima… jam vrarë shpirtërisht kur gjetëm babë e bir që i kishte hedhur krahun; i ati mbi të, fëmija nën të. Atëherë e kam humbur, kam qarë, më kanë ndihmuar ushtarët turq, nuk durova dot më”, tregon Bujar Rrapo, pjesë e ekipit të vullnetarëve.

“Ishte shumë e dhimbshme që mos t’iu japësh një shpresë se njerëzit mund tua nxjerrësh të gjallë, por ishte e pamundur”, rrëfen Shkëlzen Shatri, pjesë e ekipit të vullnetarëve në Malatia.

Shpresa nuk shuhej. Dhe çdo ditë niste me lutjet për jetën.

“Njerëz që rrinin në heshtje, duke gërmuar në këto rrënojë ku shpresa ishte: ishalla këtu do gjejmë një jetë”, thotë Muçaj.

Misioni në Malatia u mbyll, por për vullnetarët që shërbyen morën me vete dhimbjen.

“Jam kthyer me një zemër të thyer; gjysmën e dhimbjes e kam lënë në Turqi e gjysmën e kam marrë me vetë”, shprehet Nebi Muçaj, drejtor i qendrës vullnetare të Emergjencave Civile.

Në Malatia u shkatërruan 280 ndërtesa 5-katëshe dhe u regjistruan qindra viktima.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...