U përhap lajmi se i ka vdekur djali, reagon Halil Kastrati. Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar në rrjetin social “TikTok” një lajm se ka vdekur djali i Halil Kastratit, Uvejsi, i cili vuan nga një sëmundje.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka treguar se ky lajm nuk është i vërtetë, duke thënë se ka pranuar shumë thirrje e mesazhe për ngushëllime që nga orët e hershme të mëngjesit. Ai ka kërkuar që organet kompetente të merren me ata që e kanë publikuar këtë lajm. “Ju informoj se duke e falenderuar Zotin Uwejsi eshte shendosh e mire njekohesishte ju bej thirrje organeve kompentente me u marr me ata te cilet kane publikuar kete lajm”, është shprehur ai.
Shiko video reagimin e tij: