Që në moshën e fëmijërisë, Rexhep Loshi, kishte mbetur pa babanë e tij. Nga atëherë, jeta për të dhe familjen nuk ishte aspak e lehtë, përderisa edhe përgjegjësitë ishin më të mëdha. Që nga vdekja e babait të tij, Rexhepi ishte i detyruar të punojë në mulli.
“Baba kur me ka vdekur i ka pasur 40 vjet, unë i kam pasur 10 vjet. Tani mixha na ka rritë normal, na tetë fëmijë kemi qenë. Mixha na ka rritë deri jena bat ë zotë të vetës. Këtë mulli ma ka lanë mixha. Kur ka nijet mixha, vet me ka than, qysh ka punu baba, ki me punu edhe ti, veç mos e mbyll. Tash nuk kam qejf me e mbyll, vet kam qejf me punu në të. Mixha na ka mësu edhe më herët, na këna punu me të edhe sa kemi qenë fëmijë dhe kur ma ka lënë, thuajse gati kam qenë i mësuar”, thotë Rexhep Loshi në një intervistë për ATV-në.
Ai, për shikuesit e ATV-së edhe ka demonstruar në detaje të gjithë procesin e bluarjes së misrit në mullirin e tij. /atvlive.tv