Fotot e opinionistes së BBV e rrethuar nga policët në qendër të Tiranës kanë bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.
Lartë e poshtë u tha se opninionistja ishte sulmuar dhe i kishin thyer xhamat e makinës. Po ashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm.
Zhaklin Lekatari është shprehur se nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.
Kujtojmë se kohët e fundit opinionistja është vënë disa herë në qendër të “sulmeve” online, ofendimeve apo mesazheve denigruese, për shkak të rolit të saj në “Big Brother”, nga të afërm apo fansa të banorëve të shtëpisë.