Reperja shqiptare, Loredana së fundmi ka nxitur thashetheme se ka nisur një romancë të re.
Mashkulli që ka fituar zemrën e rap-artistes që jeton dhe vepron në Zvicër u tha se është futbollisti gjerman i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.
Pas këtyre zërave, tashmë janë publikuar edhe fotografi nga mediat në zvicerane dhe ato gjermane ku dyshja shihen bashkë.
Në fillim të qershorit, 27-vjeçarja shqiptare ndoqi ndeshjen finale të A-Juniors në finalen e Kupës Rajonale të Federatës Qendrore të Futbollit të Zvicrës së bashku me futbollistin profesionist Karim Adeyemi, shkruan 20min.ch.
Në një foto mund të shihni artistja dhe futbollisti 21-vjeçar të rrethuar nga fëmijë. Loredana ka veshur pantallona të gjera dhe një xhaketë me vija gri dhe të bardhë, ndërsa Adeyemi është me veshje sportive.
Foto: Loredana/Instagram
Pas kësaj, edhe Loredana së fundmi ka ndarë disa imazhe nga pushimet e saj në Firence të Italisë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhjen me futbollistin me ngjyrë.
Në disa prej imazheve reperja shihet në krahët e një mashkulli dhe ndonëse nuk zbuloi identitetin e tij, fansat kanë hamendësuar për ngjashmërinë e Adeyemi me personin që shfaqet përkrah saj.
Me këtë, Loredana mund të ketë lënë përfundimisht prapa krahëve historinë me reperin nga Ferizaj, Mozzik.
Ish-çifti që ishin në lidhje për disa vite bashkë kanë një vajzë, Hana.