Kushdo që prodhon pornografi me fëmijët ose përdor apo përfshin një fëmijë për krijimin ose për prodhimin e materialeve të tilla dënohet me burgim deri në 15 vjet. Këso raste kanë ndodhur jo rrallëherë në vendin tonë dhe janë zbuluar përmes rrjeteve të ndryshme sociale, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të tillë, ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Gjilan pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare nga Vitia, e cila i ka denoncuar në Polici disa persona.
Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit ka publikuar video me përmbajtje pornografike, ku shihet vajza e mitur.
Sipas të njëjtave burime, me rastin e denoncimit, e mitura ka deponuar edhe prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarve.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarve.