Kamera e fshehur i shkon keq, moderatori Sadri Imeri thirrë zjarrfikësit për t’ia mbushë me ujë pishinën, ata tentojnë ta dërgojnë në Polici – Ja çfarë ndodh!
Më parë jemi mësuar ta shohim që ka realizuar disa kamera të fshehura, ndër me të famshmet janë ajo me Policinë dhe Ndihmën e Shpejtë.
Por kësaj radhe, moderatori Sadri Imeri u ka bërë një kamerë të fshehur zjarrfikësve.
Ai fillimisht ka hapur zjarrë, më pas i ka thirrë ata që ta fikin, me qëllimin final që zjarrfikësit t’i përdor për t’ia mbushur pishinën me ujë.
Por, siç edhe mund ta shihni në videon e më poshtme, kjo kamerë e fshehur nuk i ka shkuar edhe aq mirë, pasi zjarrfikësit kërcënojnë atë se do t’i hapin rast në polici.
Për më shumë, shikoni videon e më poshtme: