Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër make-up artistit Arbër Bytyqi.
Ajo ka ndarë në Instastory një foto që ai kishte publikuar në profilin e tij, krahas së cilës këngëtarja i kërkon publikisht që të mos publikojë më foto të saj, pasi nuk punojnë më bashkë.
Ndër të tjera ajo e cilëson Bytyqin si gënjeshtar dhe njeri fallco.
“Arbër Rrenc (Gënjeshtar) Bytyqi Mua! Boll postove foto të mijat shumë të edituara. Në përgjithësi. Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di shumë mirë pse! Ti je një nga njerëzit më fallco në industri! Një gënjeshtar! Boll më postove. Nuk e bëj zakonisht këtë por dreqin! Je një sociopat!”– thuhet në postimin e plotë të Dafinës.
Kujtojmë se pas bashkëpunimit të titulluar “Luje belin” dy këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Kida, duket se nuk e kanë ndërmend ta lënë me kaq, madje e kanë gati bashkëpunimin e radhës.
Kimia midis Kidës dhe Dafinës do të “shkrihet” në një tjetër projekt muzikor më shpejt nga sa e prisni.
Lajmi është bërë me dije nga burime për “Prive” të cilët shprehen se bashkëpunimi i dytë nuk do të vonojë shumë.
Gjatë kësaj kohe dyshja kanë realizuar edhe një sërë koncertesh së bashku duke dhuruar një atmosferë elektrizuese për fansat e tyre.
Kujtojmë që përpos atyre që e pëlqyen dhe e kërcyen bashkëpunimin e parë të Kidës dhe Dafinës, pati edhe shumë që e kritikuan.
Sipas tyre dyshja kishte potencial për më shumë dhe se prisnin diçka tjetër prej tyre.
Këto komente nuk i shpëtuan as syrit të Dafinës, e cila asokohe postoi një video në TikTok si kundërpërgjigje.
Dafina dëgjohej të thonte se:
“Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjen”!
Shiko foton: