Xhuli Nura u rikthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big brother VIP Kosova.
Modelja nga Drenica ishte një prej banoreve më të zhurmshme dhe arrit që të shkonte në finale.
Por, edhe kur kanë kaluar muaj që kur përfundoi BBVK, ajo mbetet ndër personazhet më të përfolura.
Përveç tjerash, Xhuli është mjaft e komentuar edhe për fizikun e saj të tonifikuar, për të cilin përkujdeset përmes ushtrimeve intensive në palestër.
Këtë bukuroshja e ka dokumentuar edhe së fundmi, duke postuar një video teksa bën ushtrime.
Në pamjet nga palestra, Xhuli shihet në trupore sportive me ngjyrë të gjelbër dhe atlete të bardha.
35-vjeçarja u kujdes të vinte në pah linjat tejet joshëse, teksa zbulonte rutinën e saj të mirëmbajtjes së trupit.