Ndoshta ju ka ikur, Rike bëri gjestin e pahijshëm në transmetim direkt gjatë debatit me banorët në BBVA. Tifozja atraktive e Kampionatit Evropian 2016, Rike Roçi, është sivjet njëra nga banoret e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.
Deri më tani ajo ka pasur një lojë mjaft interesante, duke u bërë pas here pjesë e dinamikave dhe debateve të ndryshme që zhvillohen brenda në shtëpi.
Megjithatë, në spektaklin e së martës, Rike bëri një gjest të papërshtatshëm gjatë transmetimit direkt të Big Brother VIP Albania.
Teksa po fliste Meritonin, Rikja hodhi dorën mbi grushtin e saj, duke bërë shenjën që simbolizon të sharat pas dështimit të një diçkaje.
E gjitha ndodhi gjatë një transmetimi direkt të një programi me shikueshmëri shumë të madhe, duke thyer kështu kodet e etikës televizive.
Përtej kësaj, Rikja u duk mjaft tërheqëse në mbrëmjen e së martës, e veshur me një fustan të gjatë dhe transparent, teksa theksonte linjat e saj trupore. /Telegrafi/
Shiko foton: