Një TikTok-er shqiptar, i njohur si “Cllevio”, u shpreh se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është ndarë nga Bes Kallaku pasi e ka tradhtuar atë me shokun e tij të ngushtë.
Emri i Xhensilës është përbaltur shumë herë nëpër rrjetet sociale, këtë herë këngëtarja nuk e ka kapërcyer lehtë këtë video.
Ajo i ka reaguar TikTok-erit pak minuta më parë nëpërmjet një postimi në InstaStory.
“Sapo me nisen nje video qe nje monster Tik-toku me fantazin me te shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerez qe nuk i njohe, e as emrin s’ja u kam degjuar kurr.
Pler qe perdor nje moment delikat mediatik, per te thurrur intrigat, dhe genjeshtrat e tua. Eshte perbaltur shume emri im per shume vite por kam heshtur.
Nga ky moment do mbani pergjegjsi jurdike per c’do shpifje”, shkruan këngëtarja.
Shiko foton: