Pas deklaratës së ministres Artane Rizvanolli e cila i porositi qytetarët që për shkak të krizës energjetike të kursejnë energji dhe të izolojnë shtëpitë para se të bëhet ftohtë, kanë nisur me të madhe talljet me të.
Ajo ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.
“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli. Deklarata e saj u bë virale sot nëpër rrjete sociale. Qytetarë të shumtë janë tallur me të. Disa prej talljeve me ministren Rizvanolli: