Lajm i hidhur për humanistin, Halil Kastrati, i vdes motra në moshën 47 vjeçare
Humanisti i njohur shqiptar, Halil Kastrati, ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e motrës së tij.
Në moshën 47 vjeçare ka ndërruar jetë motra e vogël e hoxhës, Nashide Mustafa, shkruan Jepi zë.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë humanisti Kastrati përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjtet sociale.
Postimi i plotë:
Motra ime, loqka ime😢😢😢
“Te Zotit jemi edhe te Ai do te kthehemi”
Te dashur familjar, miq e dashamire
Sot ne moshen 47 vjeçare ndrroje jete motra ime e vogel Nashide Kastrati Mustafa
Vorrimi do te behet neser me namaz te Xhumase ne fshatin Gur i Kuq ne komunen e Rahovecit
O Zot meshiroje dhe shperbleje me xhennet 🤲