Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në motelin “Galaxy, ishte kamandant i UÇK-së
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje, në motelin “Galaxy” në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia, teksa tashmë është zbuluar identiteti i tij.
Viktima është Izair Samiu, 61 vjeçari që në luftë njihej si komandant “Baci”.
Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua 57-vjeçare.
Bashkëluftëtarët e kanë kujtuar “Bacin” me epitete të larta. I ndjeri doli fitimtar në luftën çlirimtare, por humbi një betejë tjetër…!