Pasi e eleminuan nga BBVA, Sara tregon hapur ‘sekretet’ e shtëpisë
Sara Gjordeni, e cila u përjashtua së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3”, ka bërë një deklaratë të fortë dhe emocionale pas daljes së saj nga spektakli.
Ajo ka vendosur të hapë zemrën për ndjekësit e saj në Instagram dhe ka zbuluar detaje që nuk ishin të qarta për publikun në lidhje me gjendjen shëndetësore të Meriton Mjekiqit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Në një seri postimesh në InstaStory, Sara ka qenë kritike ndaj reagimeve të disa pjesëve të publikut mbi një skenë të caktuar brenda shtëpisë, ku ajo shfaqej në të njëjtin shtrat me Meritonin dhe Bardhin.
Sara shprehet se gjendja e Meritonit ka qenë shumë më serioze nga sa është treguar në transmetim.
“I vetmi për të cilin më vjen keq për bashkë ndjesinë e disave është Bardhi. Por, si mund të gjykoni pa të dhëna të plota?”, shprehet ajo në postimin e saj. “Nëse nuk e keni ndjekur programin 24 orë live, ju duhet të dini se Meritoni ka qenë në gjendje të rëndë për katër ditë e fundit – të vjella, temperaturë, ethet, gjendje të fikëti të vazhdueshme, dhe shpesh herë merrte infuzione”.
Sara shton se situata e rëndë e Meritonit ka sjellë reagime mbështetje prej saj dhe Bardhit, duke zbuluar se ata kanë bërë ‘dua’ (lutje) së bashku para spektaklit.
Ajo gjithashtu thekson se një grup mes saj, Bardhit dhe Meritonit, ishte formuar për të krijuar një ‘pol të tretë’ brenda dinamikave të shtëpisë, i cili mori më shumë peshë pas një incidenti të veçantë.
Postimi i Sarës u përqendrua gjithashtu te kritika e saj ndaj të ashtuquajturve “moralistët e internetit” dhe ata që janë të shpejtë për të gjykuar bazuar në përmbajtjen e rrjeteve sociale.
Në dukje e lodhur nga reagimet e njëanshme, Sara fton publikun të marrë në konsideratë kontekstin dhe rrethanat e vështira në vend të gjykimeve të nxituara. /Telegrafi/