Blerim Morina, 24-vjeçar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën e bamirësve. Morina, prind i një vajze, disa muaj më herët është diagnostifikuar me leukemi akute. Pas keqësimit të gjendjes, ai është shtrirë në spital dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi. Atij i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të cilin familja s’ka mundësinë ta paguaj. Për operacion, atij i duhen 120 mijë euro.
101 mijë euro janë mbledhur për 24 orë për të riun Blerim Morina, nga Mitrovica. 24 vjeçari është i diagnostifikuar me leukemi. E përpos qytetarëve të shumtë për ta mbledhur shumën e kërkuar për trajtim janë angazhuar edhe shumë personalitete të njohura të show biz-it si: Vali Corleone, Fero, Donzi, Rasimi.
Shikoni videon më poshtë:
Mblidhen 101 mije euro per Blerimin from Klan Kosova on Vimeo.