Media britanike “Dailymail” ka bërë një reportazh në një fshat të Shqipërisë që është i ndërtuar i gjithi me paratë e emigrantëve që jetojnë në Britani. Reportazhi është i zhvilluar në fshatin Muzhak të Burrelit, me një popullsi rreth 1,200. Sipas “dailymai” çdo familje në këtë fshat ka të paktën një anëtar familje që jeton në Britani.
Emigrantët me paratë që kanë fituar kanë financuar ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja, duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe me shtëpi luksoze tre katëshe. Për “mailonline” ka folur edhe, kryebashkiaku Agron Malaj, i cili ka thënë se 2000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat të duken si qytete fantazmë.
“Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara, tha ai.
“Nuk është e vështirë të kuptosh pse njerëzit duan të largohen nga Burreli dhe zona përreth, duke e pasi paga mesatare javore për ata me fat për të gjetur një punë është 125 paund krahasuar me 640 paund në Britani” shkruan “Dailymail”.