Infermierja shqiptare Ana Luca ka treguar disa të vërteta për kolegët e saj infermierë që duan të punojnë dhe jetojnë në Gjermani. Luca ka thënë se duhet të mësohet gjuha gjermane në nivelin B2 për të mos pasur probleme pastaj në vendin ku do të punojnë.
Ajo thotë se nuk duhet të nënshkruhen ofertat për kurse falas të gjuhës, sepse sipas saj do t’ju kushtojnë pastaj në kontratat e punës në Gjermani.
Lexoni postimin e saj të plotë:
1. Ne menyre absolute duhet te mesoni gjuhen Gjermane, mundesisht niveli B2!!
Sa me shume ti beni bisht mesimit te gjuhes aq me shume do hiqeni zvarre ne Gjermani!!!
2. Ne menyre absolute mos u tundoni nga ofertat qe ju japin per tu ofruar kurse falas te gjuhes Gjermane!! (Cdo firme qe hidhni do ju kushtoje shtrenjte kur te jeni ne Gjermani).
3. Ne menyre absolute mos firmosni asnje kontrate paraprake me asnje kompani!!
4. Gjermania ka nevoja te jashtezakonshme per Profesionistet e shendetit sa ka ardhur dita kur dikur pata 10 viteve u thoja studenteve te mi qe mesoni fort se profesioni infermier nuk vdes kurre dhe pergatituni per te punuar jashte vendit!!!
5. ɴᴜᴋ ᴋᴇɴɪ ɴᴇᴠᴏᴊᴇ ᴘᴇʀ ᴀꜱɴᴊᴇ….ᴠᴇᴛᴇᴍ ɢᴊᴜʜᴇɴ ɢᴊᴇʀᴍᴀɴᴇ ᴅʜᴇ ᴠᴜʟʟɴᴇᴛɪɴ ᴛᴜᴀᴊ!!!