Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur para nga arka e një marketi, të hënën në Gjilan. Sipas Policisë së Kosovës, tre punonjësit e marketit njoftuan Policinë për rastin, derisa kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin. Policia ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator.
Posa njësiti policor ka arritur në lokacion, e kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ndërsa armë është konfiskuar. Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. “I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor. Rasti është iniciuar si “grabitje e armatosur”.
Shiko videon më poshtë: