Autoritetet italiane kanë zbardhur një ngjarje e ndodhur para disa muajsh në Novellara pranë Reggio Emilia, ku babai pakistanez ka marr jeten vajzën e tij 18- vjeçe dhe më pas e ka groposur pranë shtëpisë së tyre. Vajza nuk ka pranuar që ajo të martohet me një të moshuar për të cilin babai i saj i bënte presion të vazhdueshëm.
Gjatë kësaj kohë e reja e identiikuar me emrin Saman Abbas ka rezultuar e zhdukur, ndërsa eshtrat e saj janë gjetur ditët e fundit nga hetuesit pranë shtëpisë ku ajo jetonte me familjen e saj në një zonë të italisë. Babai i 18- vjeçares është vënë në pranga me urdhër nga autoritetet dhe dënimi do të caktohet në shkurt të vitit tjetër. Në seancën e sotme është kërkuar ekstradimi i tij në Islamabad.
Duke miratuar kërkesën e prokurorëve për depozitimin e ADN-së së eshtrave si provë, gjykata e shkallës tha se “vendndodhja e zbulimit dhe varrimi i kujdesshëm na bëjnë të mendojmë si shumë të mundshme që mund të jetë trupi i të resë”.