Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në Gjermani, një ndër punëtorët më të vyer të arsimit në Komunën e Skenderajt, Rizah Smajli. I ndjeri ishte një ndër veteranët e arsimit që nuk u ndal asnjëherë së kontribuari për zhvillimin e arsimit në rajonin e Drenicës.
Qytetarët e Skenderajt do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e dhënë të mësuesit Rizah Smajli. I ndjeri ishte i respektuar nga të gjithë. Me të marrë lajmin e kobshëm, shumë familjarë, miq të të ndjerit si dhe të gjithë ata që e kanë njohur, kanë shprehur ngushëllime familjes Smajli për humbjen e e njërit ndër kontribuuesit më të madh të arsimit në Komunën e Skenderajt.
Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe shumë media në vend.