Dega e Bereqetit në Mitrovicë e përkrahur nga shoqata nga diaspora “smile together”, ka ndihmuar me pako ushqimore, dhe higjenike, banorët e fshatrave të Leposaviqit: Cerajë, Bistricë, Koshtovë e Vllahisë.
Në këto fshatëra u shpërndanë gjithsej 30 pako ushqimore. “Falenderojmë shoqatën ” smile together ” për këtë donacion, duke lutur Allahun që t’i shpërblejë të gjithë donatorët dhe udhëheqësinë e shoqatën e prirë nga bashkëatdhetari Asllan Rudaj. Bamirës, Allahu ju shperbleftë me të mirat e Tij” thuhet në njoftimin e shoqatës.
Pamje nga aksioni humanitar: