Një person është gjetur pa shenja jete tek Penda e fshatit Livoç i Epërm në Gjilan. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas informacioneve të para, viktima është rreth 52 vjeç. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti po trajtohet si ‘Vdekje e dyshimtë”.
“Ju njoftojm se rreth ores 13:31 të dtës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka mar një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhenave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njesitet Policore Patrulluese jane ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetojet si vdekje e dyshimt”, tha Hashani.
Kujtojmë se edhe ditë më parë, një person tjetër është gjetur pa shenja jete në veturën e tij të martën në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Indeksonline kishte raportuar se viktima është Zekir Selimi. Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se me autorizimin e prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.
*Foto ilustrim