1. Asnjëra parti nuk më ka ftuar në ndejat e fund-vitit me gazetarë e opinionistë. Që do të thotë: ose unë nuk jam gazetare ose veç mua më marrin seriozisht.
2. Në daç më besoni – në daç jo, prej se Albin Kurti është në pushtet, as shokët që i njoh qe ‘100’ vjet, nuk kanë guxuar të dalin të pinë kafe me mua:
– jo që nuk më duan,
por dikush ka pasur frikë se kur t’i sheh Hajrullahu me mua ‘nuk u jep pare për projekte të kulturës’, e dikush ka pasur frikë se ‘ma sheh sherrin e nuk gjen punë’.
Që ka thënë Kamy, nuk ka gjë më të neveritshme sesa respekti i bazuar në frikë.
3. Mund t’i frikësohesh një krimineli, është normale, ama Albin Kurtit –nuk ju ‘bërtet’ as nuk merr ‘hak’ nëse shokët e m’i – pinë kafe me mua.
4. Nuk është lehtë të jesh Unë,me një fat të çuditshëm (nëse ekziston fati – se nuk ka mbet më asgjë për t’u besuar).
Pushteti m’i mori edhe shokët e shoqet!
5. E vetmja rrugëdalje nga vetmia është të fotografohem me Albin Kurtin (edhe një herë), e t’ua heq frikën prej tij.
T’ua sqaroj, pyeteni nëse nuk më besoni: se Albin Kurti (në fillim) u tregua fer me mua (përmes Glauk Konjufcës më ka ftuar të bëhem deputete e VV),por s’kam dashur sepse kam menduar se nuk mund të ekzistoj si një njeri i varur nga grupi, e që më tregon dikush se çfarë duhet të mendoj.
6. Çka u bë me mua kështu?Nuk ndjej asgjë. As inat, as hidhërim, as nevojë të marr hak.Prej se jam dorëzuar dhe nuk kam më asnjë pritshmëri – ndjej veç lumturi.
7. Unë jam bijë e Lutanëve, jam rritur në një shtëpi ku pleqnohej për çdo gjë: prandaj nuk më befason ligësia.
…ndërsa atdhedashurinë ma ka mësuar disidenti Teki Dërvishi, i cili një herë më ka pas thënë:
Unë shkruaj – e NN nuk guxon t’i lexojë shkrimet e mia.Ky NN (s’po ia përmend emrin – sepse nuk i përdorë kujtimet e huaja) – mbahej si avangardë e shoqërisë.
P.S. ‘Kur e hetoni se dikush po ju shmang – mos e pengoni’