Jasmina Neziraj vetëm 20-vjeç vuan sëmundja e rëndë e leukemisë akute, për çka i nevojiten 140 mijë euro për shërim jashtë vendit, shumë kjo e papërballueshme për familjen, raporton Gazeta Sinjali.
Hoxha shqiptar, Elvis Naçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare një video ku shihet vajza e cila gjendet e sëmurë në shtrat dhe babai i saj i cili dëshpërimisht kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar mjetet financiare që janë të nevojshme për transplant. “I kam thanë doktoreshës, hiqma kurrizin tim, vetëm shpëtoma vajzën”, thotë me lot në sy babai i Jasminës. “Spitali i ka kërkuar 140 mijë euro. Nuk i kemi”, vazhdon tutje i përlotur babai.
Të gjithë ju që doni ta ndihmoni, të dhënat i gjeni në videon e më poshtme: