Holly Kelly është një grua e bukur 40-vjeçare që të gjithë mendojnë se është shumë më e re. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka treguar se shpeshherë i afrohen djem më të rinj të cilët habiten kur kuptojnë se ajo nuk është 25 vjeç, siç mendonin ata, transmeton Mondo.
Holly thotë se të rinjtë i afrohen asaj në klube nate gjatë gjithë kohës. “Kur ju tregoj se jam 40 vjeçe ata më thojnë se jam shumë e vjetër për klube, por pas pak një djalë 25-vjeçar më vjen dhe më kërkon të dalim”, ka shkruar ajo në një nga videot që ka postuar.
Ajo është nënë e një djali 20-vjeçar dhe thot se shpesh i kap shokët e djalit të saj duke e shikuar atë kur vijnë për vizitë. Mamaja e nxehtë, e cila ka 137,000 ndjekës vetëm në TikTok, thotë se fansat e saj përfshijnë burrat e “shoqeve” të saj.
“Të urrejnë se je e mahnitshme”, “40 vjeçare dhe perfekte”, “Mosha nuk ka rëndësi kur dukesh mirë”, janë disa nga komentet për pamjen e saj.