Pasditen e djeshme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dyshohet se Hazir Bresilla është personi që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica. I riu është nga fshati Zajm i Klinës ndërsa 3 javë më parë ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Vdekje e dyshimtë Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, kishte deklaruar mbrëmë zëdhenësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Foto më poshtë: