Lulja dhe Lirimi janë çifti që kohët e fundit jemi duke i parë mjaft shpesh në mediat rozë, përderisa dikur i shihnim vecc në rrjetet sociale. Por, ky ekspozim i tyre në mediat rozë erdhi pa dëshirën e tyre dhe për një arsye tejet prekëse.
Lulja dhe Lirimi janë bërë prindër për herë të dytë. Pos vajzës Elena, ata tani kanë edhe një vajzë tjetër. Vajzën e dytë e kanë pagëzuar me emrin Oriana. Lulja vazhdon të jetë një personazh shumë i dashur për ata që i përcjellin në rrjetet sociale. Ajo së fundmi është bërë nënë për herë të dytë, sërish nënë e një vajze. E sot ajo ka publikuar një foto me vajzën e vogël, ku të dyja po duken shumë simpatike. Ajo që bie në sy është se pas sëmundjes, Lules i janë rritur shumë flokët dhe po duket tejet bukur./ORAinfo/
Ja si duken, shiko foton më poshtë: