Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Reporteri.net. se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, kanë thënë nga Policia. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.
Kujtojmë se çdo vit ndodhin 100 deri 120 aksidente me fatalitet në Kosovë. Që nga viti 2002 deri më tani, mbi 2.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Nëse flasim për të lënduarit, është numër shumë më i madh. Më e keqja është se ky trend po rritet.
E gjithë bota po kërkon zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve në trafik. Edhe Kosova po kërkon zbardhjen dhe hetimin e plotë të këtyre aksidenteve mirëpo, ashtu si këtu, në gjithë botën kemi një problem, pasi në disa raste persona të caktuar i neglizhojnë këto aksidente. Të aksidentuarit apo familjarët që e kanë humbur më të dashurin e tyre në aksident trafiku asnjëherë nuk e marrin arsyen dhe shkakun.