Deklarata skandaloze e Stresit për shuplakën në prapanicë ndaj Xhulit, ka nervozuar moderatorin e spektaklit, Alaudin Hamiti, raporton Gazeta Sinjali.
Ai me tone të larta ka kërkuar nga produksioni që të marrë masa ndaj seksizmit dhe ofendimeve të shprehura ndaj Xhulit dhe grave nga Stresi, teksa i ka kërkuar atij që të kërkojë menjëherë falje.
Ndryshe debati nisi pasi ish banorja e shtëpisë, Ana Kabashi, tha se fillimisht Stresi ka qenë ai i cili e ka goditur me shuplakë në prapanicë Xhulin dhe ajo nuk ka reaguar as s’e ka marrë me të keq.
Stresi për këtë dha një përgjigje tejet të ulët duke thënë se ‘Xhulit s’i ka pengu shuplaka në prapanicë se asaj i pëlqen ashtu’. Kjo deklaratë ka bërë që Alaudini ta mbyll menjëherë lidhjen me shtëpinë.