Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me debate tejet të tensionuara në spektaklin Big Brother VIP Albania.
Në një moment Luizi ka deklaruar se nuk ka respekt për vajzat që bëhen të njohura nga formatet televizive si “Përputhen”, gjë që ka nxitur debat edhe mes protagonistëve në studio.
Edhe vet moderatorja e programit, Arbana Osmani, reagoi e revotluar në një moment duke i thënë Luizit: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit”.
Kjo më pas ka nxitur debate të tjera mes Kiarës, Teas dhe opinionistëve të spektaklit, megjithatë pas publicitetit, Arbana bëri një sqarim për publikun duke thënë se është nxjerrë nga konteksti deklarata e saj dhe se nuk ka qenë për qëllim të lëndojë Kiarën.
Një ditë më pas, Osmani publikoi edhe një tjetër shkrim në InstaStory duke sqaruar edhe një herë se reagimi i saj erdhi si revoltë ndaj grave dhe vajzave që iu është bërë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.