Burri i këngëtares, Shkurte Fejza, Hajrush Behluli është goditur sot nga vetura, për rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Hajrush Behluli është goditur nga vetura teksa po e kalonte rrugën, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë me dije se është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, konfirmoi ai.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”.
Bytyqi bën me dije se Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt. /Insajderi