Ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” simbolistja Ariana Milo, teksa ka folur për bisedën që ka patur me Zotin. Siç Milo pretendon 5 vite më parë ka kaluar një periudhë të vështirë dhe gjatë një nate Zoti i është shfaqur, teksa i ka dhënë përgjigje mbi problematikat që ajo kishte.
“Ishte një periudhë e jetës time që unë kërkoja disa gjëra më shumë se sa rutina. Ka qenë një periudhë pak e vështirë dhe e mbingarkuar me probleme. Atë natë jam ndjerë pak si e lodhur nga ana psikologjike dhe kam bërë një bisedë me veten time, brenda vetes me veten, por duke iu drejtuar Zotit.
Shiko videon:
Unë debatova me Zotin në ëndërr. Ndjeva një përgjigje të asaj që në darkë kisha debatuar. U duk sikur unë nga debati që kisha bërë para se të flija, ishte një përgjigje, një vazhdim.
Aty unë kuptova çfarë kishte ndodhur, pse kemi probleme dhe pse nuk dimë si t’i zgjidhim. Unë ndjeva që e kisha një lidhje me Krijuesin. Nga ai moment mendova dhe kuptova që pëërgjigja që mu dha ishte Zoti. Unë akuzova Zotin se nuk ekzistonte për shkak të gjithë problemve që unë kisha. Mendoja se nëse Zoti do të ekzistonte nuk do të kisha kaq shumë probleme në jetën timë. Aty mora përgjigjen nga Zoti se ai ekziston por jemi në që nuk lidhemi me të.
Mua mu dha si detyrë purifikimi, pastrimi i shpirtit dhe të lidhesha me Zotin. Unë nuk isha përgatitur të thosha që mua më foli Zoti dhe mora përgjigje se nuk është e lehtë. Unë fillova të mbyllesha në botën time, sa më shumë unë largohesha aq më shumë merrja përgjgigje nga ëndrrat e mia.
Deri në momentin që unë kuptova tamam që isha futur në rrugën e një energjie më të madhe nga ajo që njihem. Mua mu dha një varg nga Bibal dhe kërkoja dicka që të bindesha. Mu lexua një varg nga Bibla e cila fillonte me Ungjillin e Gjonit. Në fillim ishte fjala dhe ajo vinte prej Zotit. Aty unë kërkova gjithë të vërtetën për tu bërë sot një simboliste.”- tha në studio Ariana Milo.