Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafir ishin hoxhë Nesim Demiri dhe Besfort Berisha, me të cilët diskutuan ekzistencën e xhinëve si dhe shërimin e pacientëve të prekur nga ‘Sihri’, që në terminologjinë e fesë islame quhet ndryshe si “Rukje”, shkruan Korrespodenti.
Në këtë emision u paraqit edhe një djalosh me emrin Muhamet Turbedari, i cili pretendonte se ishte prekur nga xhinët. Ai tregoi për problemet shëndetësore që kishte, të cilat sipas tij, ishin të shkaktuara nga xhinët, apo thënë më ndryshe nga “Sihri”. Ai foli edhe për seancat që kishte bërë te hoxha, të cilat thotë se ishin të suksesshme dhe se tani ndihet mirë.
Shiko videon më poshtë: