Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur urie pasi babai i tij fillimisht kishte vdekur nga një sëmundje e zemrës në New York. Zyra e Sherifit të Qarkut të Ontarios i ka publikuar shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit David Conde Sr., dhe djalit të tij, David Conde Jr., nëntë muaj pasi që trupat e të dyve ishin gjetur në shtëpinë që e kishin në Hamilton Street në Geneva.
Ata kanë thënë që babai kishte vdekur nga sëmundja e zemrës, ndërkaq dyvjeçari nga kequshqyerja kishte vdekur kohë më pas. “Besohet që zotëri Conde kishte vdekur i pari, ndërkaq fëmija nuk kishte mundur të ushqehej pas vdekjes së të atit,” kanë thënë nga policia sipas Syracuse.com.
Shiko videon për më shumë: