Ka ndërruar jetë personi që u ther me thikë sonte në Fushë Kosovë. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, derisa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Një rast i rëndë ndodhi dje në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person u ther me thikë për vdekje. I riu nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht u dërgua në Emergjencë pa shenja jete. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë është Arsim Hamiti, 41-vjeçar. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor për mediet kosovare, teksa së shpejti trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.
Shoqëria dhe familjarët kanë filluar ta përhapin njoftimin për vdekjen e tij: