Një hangar i shndërruar në gjoja ordinancë veterinarie, ku shumë qenë janë gjetur të lidhur me zinxhirë e brenda kafazeve të improvizuar, është ajo që ka gjetur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, në një monitorim në fund të vitit të kaluar në komunën e Shtimes.
Në fakt kjo është Ambulanca e Veterinarisë, Agim Beqa, i cili kishte lidhur kontratë në Komunën e Shtimes për trajtimin e qenve endacakë me metodën KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho). Kontratë kjo që iu mor pasi ordinanca u raportua për keqtrajtim të kafshëve nga ‘’Fondacioni për të drejtat e kafshëve’’.
Pas ankesave, AUV-i vërtetoi të gjitha pretendimet e ngritura nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve dhe fakti që Agim Beqa nuk ishte në gjendje të kryente shërbimin për trajtimin e qenve endacakë.
Të ndodhur përballë këtij fakti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar nga Operatori Ekonomik për lirimin e qenve. Ky fakt shkaktoi edhe ndërprerjen e kontratës se veterinarit, Agim Beqa, nga ana e komunës së Shtimes.
Shabani ka bërë të ditur se për vitin 2023 komuna ka paraparë dyfishim të buxhetit lidhur me trajtimin e qenve endacakë, me metodën KSVL(Kapje, Sterilizim, Vaksinim, Lëshim).
Drejtoresha e kësaj organizate, Elza Ramadani, ka theksuar se në shumicën e komunave ndodh një gjë e tillë për shkak të mungesës së transparencës dhe për faktin që veterinaret janë të papërvojë në punën e trajtimit të qenve endacakë.