Ishte parë duke falur namazin e Kurban Bajramit në një xhami në Prishtinë vite më parë, në një video të publikuar në kanalin e BIK’ut të vitit 2008 . Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Kojshia Shoë, që ishte mysafir javën e kaluar ka folur edhe për besimin e tij fetar. Ai ka thënë se beson në Zot dhe se nuk është praktikues i rregullt, por e viziton xhaminë, sidomos kur ka festa, shkruan Korrespodenti.com.
“Më së pari unë besoj në Zot, edhe mendoj, nuk jam një predikues i rregullt sikur pjesa dërmuese e vendit tonë. Besoj në Zot dhe besoj në traditën tonë, të kombit tonë, në mënyrën si e kemi ba”, ka thënë Limaj.
Shikoje videon:
Javën e kaluar, në emisionin Kojshia Show, Limaj ishte pyetur edhe për deklaratat e Ikballe Hudutit, e cila kishte bërë bujë në pothuajse të gjitha mediat shqiptare kur ka treguar në këtë emision se si burrit të saj i kishte gjetur edhe dy gra të tjera.
“Secili njëri e ka modelin e vet të jetesës, unë të paktën kështu e shoh dhe, ne as nuk kemi të drejtë me kritiku e as nuk kemi të drejtë me e gjyku, amo secili njëri e ka zgjedhur mënyrën e vet të jetesës. Ajo çka ne mendojmë është, jo çdo model i jetesës është mirë me na dalë në televizion, le ta mbajë për veti secili. Pse duhet me dalë në televizion”, tha Limaj. /Korrespodenti