Argjentina është kampione e botës në futboll. Në finalen dramatike, Argjentina ka mposhtur Francën. Finalja e Kupës së Botës në Katar është vendosur me penallti. Argjentinasit kanë fituar 4:2 me penallti. Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk kanë dhënë fitues (3:3).
Për Argjentinën është titull i tretë i botës. Kështu Lionel Messi e kompleton karrierën e madhe me çmimin më të madh të mundshëm në futboll. Seria e penalltive ishte dramatike, si e gjithë ndeshja. Kylian Mbappe shënoi për epërsinë e Francës.
Pas ndeshjes ka folur ylli i kësaj ndeshjeje, Lionel Messi, i cili është shprehur se ka dashur që ta përmbyll karrierën me fitimin e Kupës së Botës, njofton Klankosova.tv.
“Është thjesht e pabesueshme. E dija që Zoti do të më jepte Kupën, isha i sigurt – është një gëzim i madh për ne”, ka thënë Messi.
“Kam pasur këtë ëndërr të madhe prej kohësh, kam dashur ta mbyll karrierën time me Kupën e Botës. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq”. /Klankosova.tv.