Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ne Kosovën, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë në Prishtinë. Gruaja Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte dot. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.
Motra e guras qe humbi jeten ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur guan ne shtepi. Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë. Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj gruas. Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes si ndodhi.
Kujtojmë se burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Sokol Halili, 31-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit dhe më pas ka ikur.
Sipas informacioneve të para, rastit tragjik i ka paraprirë një fjalosje mes të ndjerës dhe të dyshuarit që përfundoi me vrasje. Gruaja shtatzënë është vrarë me një plumb të armës së zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një gëzhojë.
Sinjali ka mësuar se Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërkohë që sipas të njëjtave burime, i dyshuari ka ikur nga QKUK-ja me veturën e tij Opel Astra.