Fotoja që po bën xhiron e rrjetit/ Gjithë pallatet të shembur, në këmbë vetëm godina e inxhinierëve të ndërtimit. Zemërimi i shoqërisë turke sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që dukej sikur ishin prej letre e që u shembën nga tërmeti apokaliptik i disa ditëve më parë.
Ndërkohë vëmendjen është duke e marrë postimi i një fotoje të një gazetari turk nga një pikë në Kahramanmaras, ku e vetmja ndërtesë që ka mbetur në këmbë është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit të kompleksit që u shemb. “Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”. Kujtojmë se numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka arritur në 28,192. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, njoftoi në një konferencë se numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 24,617. Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara është 3,575, përfshirë 2,167 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha.
1,408 vdekje shtesë janë regjistruar në territoret e kontrolluara nga qeveria, sipas mediave shtetërore siriane, të cilat citojnë Ministrinë e Shëndetësisë të vendit, raporton CNN.