Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm sot. Ai ka vizituar në spital, Artanin, i cili humbi gjithçka që kishte nga pasuria me bletari prej vërshimeve. Lëre këto, po Artanit iu prek edhe shëndeti nga këto përmbytje.
Vizita e Nurës te ky i fundit po cilësohet si një veprim mjaft human nga kryetari i Skënderajt, i cili po di t’i respektojë në mënyra të ndryshme këta individë. “Me gjithë ato që përjetoi si pasojë e vërshimeve të fundit, kur humbi gjithë pasurinë e fituar me mund e djersë nga veprimtaria e bletarisë, jemi pranë Artanit, edhe tani ku, për shkak të përmbytjeve, u prek shëndeti i tij. Bashkërisht do të kalojmë edhe këtë sprovë! Shërim të shpejtë luan!:, ka shkruar ai në facebook.
Postimi i plotë: