Autori i emisionit Kojshia Show, Sadri Imeri, ka filluar me një cikël të ri të emisioneve që do të titullohet “Porosia e Lokes”. Imeri tregon se në këto emisione, për çdo javë do të ketë të ftuar nga një të moshuar, përmes të cilëve do të përcjellë porosi për gjeneratat e reja, shkruan pemajetes.com.
Këtë javë, pra në emisionin e parë “Porosia e Lokes”, mysafire ishte Mihrije Elshani, një grua 90-vjeçare nga fshati Piran, komuna e Prizrenit. Ajo në këtë emision përgatiti ushqim tradicional, teksa edhe ka zbuluar si si i ndanin punet e shtepise me kunata. Ajo, poashtu kritikoi nuset e reja, për të cilat tha se e kanë e lënë traditën e përgatitjes së ushqimit si dhe, vazhdon ajo, ato shkojnë për çdo ditë të familja e vet. /pemajetes.com
Shiko videon më poshtë: