9.8 C
New York
Thursday, March 30, 2023

Buy now

Shqiptari që i gjithë Stambolli përulet para ‘mrekullive’ të tij

Mimar Sinani ishte një jeniçer me origjinë shqiptare në ushtrinë e Sulejmanit për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe më pas u bë kapiten i gardës. Kjo i mundësoi të udhëtonte jashtë në shumë fushata, në vende si Egjipti e Greqia, gjë që frymëzoi dhe zhvilloi dashurinë e tij për arkitekturën dhe inxhinierinë.

Ndonëse karrierën arkitekturore e nisi kur ishte vetëm 46 vjeç, gjenialiteti i tij u bë shumë shpejt i famshëm dhe kështu fitoi pozicionin e arkitektit të sulltanit.

Karriera e tij u shtri përgjatë sundimit të tre sulltanëve – Sulejmanit dhe dy pasardhësve të tij, Selimit II dhe Muradit II.

Për nder të tyre, Sinani do të përfundonte më shumë se 300 struktura, nga xhami në pallate, banjo dhe pavijone, shumë prej të cilave konsiderohen sot si shembujt më të bukur të arkitekturës Islamike.

Sinani është më shumë i njohur për tri triumfe arkitekturore: Xhaminë e Shehzades, ndërtuar për birin e Sulejmanit, Mehmedin; Xhaminë e mrekullueshme Suleimanije në Stambollin e sotëm, dhe xhaminë elegante të Selimit II në Edirne.

Ai ishte shumë i ndikuar prej arkitekturës bizantine të Kostandinopojës, sidomos Hagia Sophia, kubeja e të cilës dominonte vijën qiellore të qytetit.

Veprat e Sinanit u bënë apogjeu i arkitekturës otomane, dhe ai përdori strukturën klasike të kubeve për xhamitë e tij, secila e ngritur në mënyrë madhështore mbi tjetrën, me minare të gjata dhe të rrethuara prej kopshteve paqësore.

Ai nisi të luajë me projektet, duke ndërtuar baza në formë piramidash, duke ndryshuar përmasat, hapur pjesën e brendshme të strukturës, dhe krijuar dritare për të lënë më shumë dritë.

Related Articles

Futbollisti shqiptar i bën dhuratën e pazakontë Luizit me shifer marramendëse?

Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e “showbizz”-it, por tani është rikthyer me...

‘Ty dhe Luizin çift gjithë jetën’ Kiara publikon videon e gjyshes duke folur për Luizin dhe për të

Kiara Tito hyri ne shtepine e Big Brother Vip Albania me 24 dhjetor dhe vetem nje dite me pas banori tjeter Luizi shprehu pelqimin...

Sahiti nga Skenderaj që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh

Sahit Prekazi, qytetari nga Komuna e Skenderajt, tashmë po jeton i vetëm në shtëpinë e tij. Ai ishte bërë viral përmes një imazhi ku shfaqej...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Futbollisti shqiptar i bën dhuratën e pazakontë Luizit me shifer marramendëse?

Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e “showbizz”-it, por tani është rikthyer me...

‘Ty dhe Luizin çift gjithë jetën’ Kiara publikon videon e gjyshes duke folur për Luizin dhe për të

Kiara Tito hyri ne shtepine e Big Brother Vip Albania me 24 dhjetor dhe vetem nje dite me pas banori tjeter Luizi shprehu pelqimin...

Sahiti nga Skenderaj që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh

Sahit Prekazi, qytetari nga Komuna e Skenderajt, tashmë po jeton i vetëm në shtëpinë e tij. Ai ishte bërë viral përmes një imazhi ku shfaqej...

Foto e bujshme| Policia futet shtëpinë e barit, shqiptari në Angli fshihet mbi çati

Në mediat angleze po qarkullon një foto e një personi që po qëndron mbi çati ndërsa policia gjendet në dritare duke kontrolluar pikërisht për...

Gënjeu sa ishte në Big Brother, Xhulit i zbulohet e vërteta pak ditë pas doli nga shtëpia

Gënjeu sa ishte në Big Brother, Xhulit i është zbuluar e vërteta pak ditë pas doli nga shtëpia më e famshme në vend. Modelja bukuroshe...