Një grua ka mbetur zemërthyer pasi i dashuri i dha fund lidhjes së tyre për shkak se ajo i preu flokët e saj të gjatë për bamirësi. Ajo shpjegoi se nëna e saj së fundmi është diagnostifikuar me kαncer dhe kanë filluar ti bien flokët për shkak të kimioterapisë.
Sipas The Mirror, për të mbështetur nënën e saj dhe ata që luftojnë me kαncerin, vajza vendosi t’i presë flokët e ti dhurojë. Por vetëm pasi kreu këtë akt bamirësie ajo u përball me ndαrjen. I dashuri e la duke i thënë “nuk më pëlqejnë vajzat tullace”.
“Kisha flokë tepër të gjatë, të cilët arrinin dyshemenë kur i mbaja lëshuar, ishin të trashë, të shëndetshëm e të mbajtur mirë. Kur nëna ime u diagnostifikua me kαncer, ishte një periudhë tmerri për të gjithë. Ajo filloi seancat e saj të kίmioterapisë, askush nuk e dinte se çdo ndodhte, por shpresonim të shkonte çdo gjë mirë.
Nga kurimi ajo filloi të humbiste flokët, të cilët nuk ishin as sa gjysma e të mive, por ishin të shëndetshëm dhe ajo i donte shumë. Kur i preva flokët, u kërkova të bënin një paruke për nënën time dhe ata pranuan. Kur i dashuri im erdhi në shtëpi “u shokua” kur më pa pa flokë dhe tha se kishte menduar se unë do dhuroja vetëm një pjesë të tyre. Megjithëse i kisha thënë se do i prisja të gjithë, ai kishte menduar se nuk do e bëja”.
Më tej gruaja thotë se të nesërmen në mëngjes, teksa ajo bëhej gati për të shkuar në punë i dashuri ju afrua dhe i tha troç se ai nuk mund të rrinte me një vajzë pa flokë, mblodhi plaçkat e u largua nga apartamenti i tyre.
“I thashë se ata do ët rriteshin sërish, por ai më tha se do duhej shumë kohë. Më la, iku nga apartamenti im duke më lënë vetëm, pa flokë dhe të frikësuar”, tha gruaja.